Flash News

E-TJERA

Bill Clinton largohet nga Tirana

Bill Clinton largohet nga Tirana

Presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Clinton është larguar nga Shqipëria ku zhvilloi një vizitë 1 ditore.

Kryeministri Edi Rama në një postim në facebook, ka postuar një foto ku përshëndetet me ish-presidentin Ndërkohë që citon edhe një frazë që sipas tij presidenti i ka thënë në momentin e largimit.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është Ëest Albania” - Bill Clinton".

Ndërkohë para se të largohej Clinton ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama në vilën 30, rezidencën qeveritare pranë Kuvendit.

Ish-presidenti Clinton mbërriti dje pasdite në Tiranë, ku u prit me një ceremoni solemne prej aeroportit “Nënë Tereza” dhe më pas në një pritje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.  

Presidenti i 42-të i SHBA-ve u vlerësua dje me “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”.

Të fundit