Flash News

E-TJERA

Binaj thirrje për bashkëpunim: Nuk kemi bërë mjaftueshëm, ta pranojmë njëri-tjetrin siç jemi

Binaj thirrje për bashkëpunim: Nuk kemi bërë

Florjan Binaj gjatë fjalës së tij në tryezën e PD me partitë opozitare, intelektualët dhe shoqërinë civile, vuri në pah përgjegjësinë e përbashkët dhe nevojën për një qasje të re në bashkëpunim.

Sipas Binajt, aslush nuk k abërë mjaftueshëm, pasi sipas tij ka një tendencë e gjatë për t'u përqendruar te ndasitë në vend të pikave të përbashkëta.

“Më falni. Do ju harxhoj vetëm 30 sekonda. Në radhë të parë, shumë faleminderit që më keni bërë pjesë të këtij takimi. Ndihem vërtet i privilegjuar. E dyta, unë mendoj që arsyeja pse jemi në këtë takim është sepse të gjithë ne, edhe ata që na shohin nga shtëpia, kush më shumë, kush më pak, nuk kemi bërë mjaftueshëm. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe kemi, kemi harxhuar kohë duke, duke parë nga njëri-tjetri jo ku ngjajmë, po ku dallojmë. Dhe në këtë kohë që ka ardhur, mendoj se gjëja më e rëndësishme për të bërë është që për ta pranuar njëri-tjetrin ashtu siç jemi të ndryshëm dhe mos të presim nga njëri-tjetri që unë do bashkëpunoj me ty po more ti formën time ose unë formën tënde e të tjera me radhë”, tha Binaj.

Të fundit