Flash News

E-TJERA

"Përdoret për qëllime diagnostifikuese", Bino shpjegon funksionin e testit të shpejt: Përgjigjet merren brenda 30 min

"Përdoret për qëllime diagnostifikuese", Bino shpjegon
Në foto: Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, ka shpjeguar funksionin e testit të shpejt. Sipas Binos ky test identifikon antigenin dhe do të përdoret për qëllime diagnostifikuese.

Shefja e ISHP-së, deklaroi se ky test është 100% efektiv duke iu afruar PCR, por me rezultate që dalin brenda 30 minutave, çka ndihmon autoritetet për hetim epidemiologjik në kohë reale.

“Testi i shpejtë identifikon antigenin, mund të ketë edhe teste të tjera të testeve të shpejta por nuk identifikojnë antigenin.  Pra, kjo është e rëndësishme. Ky test përdoret për qëllime diagnostifikuese.

Ajo ç'ka është e rëndësishme tjetër është se ky test duhet të kryhet atëherë kur kemi një ngarkesë virale të lartë, brenda 5 ditëve të para të sëmundjes. Nëse do të kemi një person përtej 5 ditëve të para atëherë do të bëhet testi PCR. Ka një efikasitet gati 100%. Kjo e afron atë me PCR dhe nuk ka nevojë të përsëritet. Përgjigjet merren brenda 30 minutave dhe kjo është një lehtësi shumë e madhe për hetimin epidemiologjik në kohë reale.

Po kryhen trajnime në lidhje me testin, i cili është i njohur nga OBSH dhe i aprovuar nga Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Ushqimeve në SHBA", tha Bino.

Të fundit