Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
BIRN: Eksperti i Kuvendit ngre pikëpyetje mbi vendimet e Kushtetueses për Xhaçkën

Këshilli i Legjislacionit njoftoi mbledhjen e radhës të martën për të dëgjuar opinionin e ekspertit Krenar Loloçi për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo gjykatë shfuqizoi si antikushtetuese dy vendime të Kuvendit për të bllokuar dërgimin në këtë gjykatë të mocionit për papajtueshmëri të mandatit për ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.
Në njoftimin që u është shpërndarë deputetëve pasditen e së hënës, rendi i ditës parashikon paraqitjen e opinionit të ekspertit të kontraktuar nga Kuvendi dhe caktimin e një afati kohor për Këshillin që të hartojë raportin për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Të ndarë në dy grupime, deputetët e opozitës bënë dy kërkesa të ndryshme për heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, u shpall investitor strategjik dhe me vendim qeverie iu dha e drejta e përdorimit të brigjeve në Dhërmi.
Pasi mazhoranca votoi kundër dërgimit të papajtueshmërinë së mandatit në Kushtetuese, të dyja grupimet e Partisë Demokratike iu drejtuan me kërkesa të veçanta kësaj gjykate.
Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 1/10 së deputetëve dhe riktheu çështjen në Kuvend, duke e cilësuar antikushtetues vendimin e mazhorancës që bllokonte dërgimin e çështjes në Kushtetuese.
Në vendimin tjetër, Gjykata Kushtetuese pushoi kërkesën e 1/5 së deputetëve që kërkonin trajtimin në themel të çështjes dhe marrjen e një vendimi për papajtueshmërinë e mandatit, duke mos e legjitimuar si subjekt që vë në lëvizje gjykatën për këtë çështje.
Duke analizuar këto dy vendime, eksperti konstitucionalist në opinionin e tij me shkrim për Këshillin e Legjislacionit, që disponohet nga BIRN, del në përfundimin se vendimet janë të detyrueshme për Kuvendin dhe në këtë rast, mocioni i 1/10 së deputetëve duhet të dërgohet në këtë gjykatë, pasi është i vetmi organ që shqyrton papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.
Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Gazment Bardhi, nëse shumica parlamentare vendos që të mos zbatojë vendimin e GJK dhe të rrëzojë përsëri kërkesën e 1/10 së deputetëve, Loloçi arsyeton shkurt se: “Vendimi i GJK është i detyrueshëm dhe Kuvendi duhet të marrë masat ta zbatojë atë, siç ka vepruar edhe më parë kur GJK është shprehur me vendim”.
Ndërkohë, Loloçi e konsideron vendimin e dytë të Gjykatës Kushtetuese që rrëzon kërkesën e 1/5 së deputetëve për ta shqyrtuar çështjen në themel si në kundërshtim me normat kushtetuese dhe vetë praktikën e kësaj gjykate.
“Për mendimin tim dhe të disa ekspertëve të tjerë kushtetues, përfshi këtu edhe anëtarët e GJK që kanë shprehur opinionet e tyre në mendimet e pakicës në vendimet e GJK, një qëndrim i tillë i GJK nuk është i drejtë dhe i bazuar, dhe GJK ndoshta lypset t'i kthehet këtij qëndrimi në të ardhmen për disa arsye,” shkruan Loloçi, duke sugjeruar një qartësim të normave kushtetuese nga ligjvënësi.
Ai shton se, në analizën e gjithë vendimeve të marra nga GJK, “nuk gjetëm qoftë edhe një paragraf ku të argumentohet se përse GJK e anashkalon të drejtën kushtetuese të 1/5 së deputetëve për të vënë në lëvizje GJK (nenet 131, pika 1(e), dhe 134, pia 1(c), të Kushtetutës), si dhe përse kjo e drejtë kushtetuese nuk mund të gjejë zbatim”.
Po ashtu, eksperti beson se në formulimet që janë bërë në vendimet e fundit të Kushtetueses kanë legjitimuar një subjekt të ri me të drejtën për të vënë në lëvizje këtë gjykatë, që është 1/10 e deputetëve, duke iu kundërvënë sipas tij edhe praktikës së saj të mëparshme.
“Ky qëndrim i GJK, në fakt, mund të konsiderohet sui generis, pasi, ndoshta për herë të parë, GJK bazohet jo në një normë procedurale kushtetuese për të legjitimuar një subjekt që t'i drejtohet asaj, por në një argument!” shkruan ai, duke e cilësuar këtë qëndrim të GJK si hyrje në “një territor që nuk i takon”.
Në përgjigje të pyetjeve të deputetes socialiste Klotilda Bushka nëse zbatimi i këtyre vendimeve sjell nevojën për ndryshime në ligje të posaçme apo në rregulloren e Kuvendit, eksperti përgjigjet se zbatimi i tyre nuk varet nga kjo.
“Rregulli është që shqyrtimi i një çështjeje nga GJK ose zbatimi i detyrueshëm i vendimeve të GJK nuk mund të lidhet e as të varet nga nevoja që mund të shtrohet para një organi për të bërë shtesa dhe plotësime të akteve të brendshme të tij, qoftë ky edhe Kuvendi i Shqipërisë. E thënë kjo, sigurisht, Kuvendi është i lirë të bëjë ndryshime, shtesa ose plotësime ligjore që i shikon të përshtatshme për të rregulluar marrëdhënie ose situata të caktuara,” përgjigjet ai.
Loloçi analizon dhe kompetencat për vendimmarrje për mandatin e deputetit, sipas pikës 3 dhe pikës 2 të nenit 70, pasi pika 2 sugjeron që është Kuvendi që vendos në rastet kur papajtueshmëria lidhet me konfliktit të interesave. Sipas ekspertit, nuk mund t'i lihet një shumice politike, cilado qoftë ajo, që të vendosë për mandatin e një prej anëtarëve të saj.
Ai vlerëson faktin që vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese në këtë rast kërkon nga Kuvendi që t'i lihet kësaj gjykate për të vendosur nëse shqyrtimi i papajtueshmërisë është i natyrës kushtetuese ose jo.
Mocioni për mandatin e Xhaçkës nisi që në qeshor të vitit të shkuar kur opozita, ndërmjet 1/10 së deputetëve, ndërmori një mocion për papajtueshmërinë e mandatit të saj. Vendimmarrja mbeti peng i zvarritjes me procedura për disa muaj në Këshillin e Mandateve deri në nëntor, kur Kuvendi me votat e PS-së rrëzoi raportin e pakicës dhe detyroi atë që t'i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për zgjidhje të kompetencave mes Kuvendit dhe të drejtës së 1/10 së deputetëve./ BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38