Flash News

E-TJERA

Bislim Ahmetaj: E kam pyetur Berishën, "kush ta solli Bashën, apo është gabim?"

Bislim Ahmetaj: E kam pyetur Berishën, "kush ta solli Bashën, apo
Bislim Ahmetaj

Një prej zërave kritikë të kryedemokratit Lulzim Basha, pjesë e grupimit "Për PD", Bislim Ahmetaj ka treguar një bisedë me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ahmetaj tha për "Report Tv", se e ka pyetur Berishën se kush ia ka sjellë Bashën dhe nuk ka marrë përgjigje. Ai shtoi se Berisha duhet të flasë në këtë moment dhe të tregojë se kush po e mbron Bashën.

"E kam pyetur Berishën vitin e kaluar: 'Këtë njeri ta kanë sjellë apo është gabim njerëzor?! Nëse është gabim na thuaj të të falim'. Nuk më ka kthyer përgjigje. Për mendimin tim Berisha duhet të shprehet.

Mungesa e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është e pajustifikueshme. Ai duhet të japë një përgjigje për pyetjen që e bëjnë të gjithë: Kush po e mbron Lulzim Bashën? Se anëtarësia nuk e mbron Bashën", tha ai.

I pyetur nëse grupimi i ri i të djathtëve do të propozojë një emër për kryetarin e PD, ai tha se po diskutohet emri i Edith Harxhi, duke e konsideruar një kandidaturë serioze.

"Grupimi jonë ka menduar për një kandidaturë. Unë do të doja që ne të kishim kandidaturën e zonjës Edith Harxhit. Është një emër që i plotëson të gjitha kushtet që të ishte një kandidaturë shumë serioze për të drejtuar PD-në", tha ai.

Të fundit