Flash News

E-TJERA

Blerja e energjisë, dështon edhe ankandi i dytë

Blerja e energjisë, dështon edhe ankandi i dytë

Dështon sërish ankandi i dytë, pasi OSHEE nuk mundi të sigurojë diferencën e mbetur nga sasia e planifikuar, pasi ka arritur të blejë vetëm 4.1 MËh energji elektrike . 

OSHEE ka bërë me dije se pavarësisht mosplotësimit të sasive të kërkuara, si rrjedhojë e çmimeve të larta është detyruar të skualifikojë disa nga ofertat që arrinin deri në 590MËh.

Nga 15.5 gigavat-orë të synuara, Furnizuesi i Tregut të Lirë bleu vetëm 4.1 gigavat-orë me një çmim mesatar prej 264.5 eurosh, një tjetër rekord për vendin.

Pavarësisht se në garë u ofruan 8 shoqëri, OSHEE u detyrua të skualifikojë disa nga ofertat për shkak të çmimeve që arrinin deri në 590 euro.

Në ankand u shpenzuan rreth 1.1 milionë euro, ndërsa në total për pesë ditë, energjia e blerë llogaritet në 7.5 milionë euro dhe është sërish e pamjaftueshme.

Tashmë pritet që kompania e energjisë të zhvillojë një tjetër ankand së shpejti, në të kundërt rrezikohet furnizimi i vendit.

Të fundit