Flash News

E-TJERA

Blinken pas takimit me Xhaçkën: Diskutuam për sigurine kibernetike, SHBA në krah të Shqipërisë

Blinken pas takimit me Xhaçkën: Diskutuam për sigurine

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka reaguar pas takimit me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se diskutuan për prioritetet e përbashkëta si reformat demokratike, siguria kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë.

“Kënaqësi që takohem me miken time, Olta Xhaçka. Ne diskutuam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh”, shkruan Blinken.

Kujtojmë që një ditë me pare u zhvillua një takim mes dy delegacioneve shqiptare dhe amerikane. Sekretari Blinken shprehu mirënjohjen e SHBA-së ndaj Shqipërisë si një aleat që gjithmonë ka marrë përsipër përgjegjësitë e saj, vlerësoi faktin që Shqipëria strehoi shtetasit afganë dhe nënvizoi se SHBA-ja do të jetë gjithmonë në krah të vendit tonë.

Të fundit