Flash News

E-TJERA

Bllokimi i monopatinave, Qëndresa Qytetare njofton protestë

Bllokimi i monopatinave, Qëndresa Qytetare njofton protestë

Qëndresa Qytetare ka njoftuar protestë për të kundërshtuar bllokimin e monopatinave elektrikë në vend. 

Në një njoftim të ndarë për mediat, protesta pritet të mbahet ditën e nesërme (e mërkurë 15 tetor) në orën 10:00 përpara Policisë Rrugore në zonën e Kinostudios.  

Spas qendrës qytetare, sekuestrimi i monopatinave është bërë mbi bazën e një urdhëri në rrjetet sociale për të cilin nuk ka asnjë shkresë zyrtare nga Ministria e Brenshme dhe sipas tyre kjo është shkelje e hapur e ligjit.

Njoftimi i Qëndresës Qytetare:

Me qindra monopatina u janë sekuestruar qytetarëve të Tiranës mbi bazën e një urdhri në rrjetet sociale për të cilin nuk ka asnjë shkresë zyrtare nga Ministria e Brendshme.

Sekuestrimi i këtyre monopatinave është bërë në shkelje të hapur të ligjit, duke ekspozuar qytetarët përballë kostove financiare të padrejta dhe mbi të gjitha jemi në kushtet e cenimit të pronës private.

Të gjithë pronarët e motomjeteve, të gjendur para kësaj situate, nuk dinë më çfarë të bëjnë. Nëse mjeti yt është konfiskuar dhe po mbahet në mënyrë të paligjshme, të ftojmë të mblidhemi ditën e mërkurë, ora 10:00, para Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë për të kërkuar llogari mbi këtë aksion të paligjshëm.

Të fundit