Flash News

E-TJERA

Bllokohen 5 ton djathë dhe 944 kilogramë fileto pule

Bllokohen 5 ton djathë dhe 944 kilogramë fileto pule

Drejtoria Rajonale e Agjencia Kombëtare e Ushqimit (AKU) në Tiranë ka bllokuar këtë të mërkurë një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore, konkretisht 5 ton djathë Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule.

Raportohet se masa është marrë pasi produktet nuk ishin të pajisura me kundër-etiketë në gjuhën shqipe, në kundërshtim me kërkesat ligjore për etiketimin e ushqimeve që tregtohen në vend.

Për shkeljet e konstatuara, subjekti është penalizuar me masë administrative gjobë, për mosrespektim të rregullave të etiketimit dhe gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore

Të fundit