Flash News

E-TJERA

Bllokohen akset Leshë-Milot dhe Librazhd-Elbasan, qytetarët prej orësh në trafik; ARRSH: Situata u vështirësua

Bllokohen akset Leshë-Milot dhe Librazhd-Elbasan, qytetarët prej
Foto ilustruese

Reshjet e borës që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar problematika serioze në disa prej akseve kryesore.

Autostrada Lezhë-Milot është bllokuar plotësisht si pasojë e reshjeve të dendura dhe ngricës. Për pasojë është rënduar trafiku edhe prej lëvizjes së makinave me shpejtësi të ulët.

Policia po u bën apel qytetarëve që të zgjedhin rrugën e vjetër Lezhë-Milot në mënyrë që të shmangin trafikun.

Reshjet e borës kanë bllokuar edhe rrugën nacionale Librazhd-Elbasan. Dhjetra automjete dhe qindra njerëz kanë ngelur të bllokuar prej rreth dy orësh.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë sërish me një njoftim zyrtar ku bën me dije se gjatë mbrëmjes situata është vështirësuar. ARRSH bën me dije se një pjesë e madhe e akseve rrugore qarkullohen me zinxhirë, ndërkhë që në Qafë Thanë, rruga është bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.

Të fundit