Flash News

E-TJERA

Bllokohen tre turistë çek në kufi mes Thethit dhe Valbonës, kërkohet ndërhyrja me helikopter

Bllokohen tre turistë çek në kufi mes Thethit dhe
Foto Ilustruese

Tre turistë çek kanë mbetur të bllokuarin në kufirin mes Valbonës dhe Thethit. Terreni ku janë bllokuar çekët është mjaft i thepisur dhe i vështirë.

Policia njofton se është kërkuar ndërhyja e një helikopteri, ndërsa janë nisur drejt zonës policia dhe autoambulanca.

“Rreth orës 10:07, jemi njoftuar se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, 3 turist çek duke eksploruar zonën, për shkak të terrenit të thepisur, janë bllokuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar turistët.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjet, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës turistëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit