Flash News

E-TJERA

Bllokohet aksi rrugor Kukës-Shishtavec nga rrëshqitja e dherave

Bllokohet aksi rrugor Kukës-Shishtavec nga rrëshqitja e dherave

Probleme nga moti i keq në aksin Kukës-Shishtavec.

Rrëshqitja masive e dheut ka bllokuar aksin dhe ka shkaktuar probleme me qarkullim. 

Raportohet se aksi rrugor qëndroi i bllokuar për rreth një orë.

Automjetet u bllokuan në pamundësi për të lëvizur, teksa në vendin e quajtur Ura e Lojme, rrëshqitja e dheut shkaktoi dhe rënien e një shtylle tensioni.

Hapja e plotë e rrugës është bërë e mundur pas rreth një ore duke mundësuar edhe lëvizjen e automjeteve të bllokuara.

 

Të fundit