Flash News

E-TJERA

Bllokohet edhe segmenti në Moglicë, tre trajlera ngecin në rrugë

Bllokohet edhe segmenti në Moglicë, tre trajlera ngecin në

Problemet e para në qarkullim janë shfaqur në segmentin alternativ të përcaktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) për automjetet.

Sipas informacioneve paraprake, në zonën e Moglicës kanë mbetur të bllokuar tre trajlera, duke e bërë të pamundur qarkullimin në këtë segment. Si pasojë, lëvizja e mjeteve është ndërprerë përkohësisht.

Burime bëjnë me dije se trajlerat kanë ardhur nga Elbasani dhe janë lejuar të kalojnë në këtë rrugë nga policia e zonës.

Ndërkohë, forca të Policia e Shtetit në qarkun e Korçës ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zgjidhjen e situatës dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Të fundit