Flash News

E-TJERA

Bllokohet qarkullimi në bulevardin kryesor, policia njofton planin e masave për protestën para Bashkisë

Bllokohet qarkullimi në bulevardin kryesor, policia njofton planin e masave

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për menaxhimin e lëvizjes së automjeteve, për shkak të protestës së parashikuar të mbahet sot para Bashkisë së Tiranës.

Sipas njoftimit, duke filluar nga ora 11:00 e deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet përkohësisht qarkullimi i mjeteve në bulevardin kryesor pranë ndërtesës së bashkisë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Të fundit