Flash News

E-TJERA

Bllokoi 65 mln euro të Albcontrol, ish-Avokatja e Shtetit: Becchetti do kërkojë pasuritë e Shqipërisë dhe në shtete tjera

Bllokoi 65 mln euro të Albcontrol, ish-Avokatja e Shtetit: Becchetti do

Plot 65 mln euro janë bllokuar nga llogaria e Albcontrol me vendim të gjykatës së Apelit në Bruksel, për llogari të biznesmenit italian Francesco Beccheti. 

Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në PD, ish-avokatja e Shtetit, Ledina Mandija shprehet në Syri tv se kjo nuk do të jetë e vetmja betejë e sipërmarrësit. 

Mandija tha Becchetti do të kërkojë llogaritë e Shqipërisë edhe në shtetet e tjera për t'i bllokuar ato në përpjekje për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. 

"Kjo nuk është e vetmja betejë që do të bëjë Becchetti. Ai ka bllokuar 65 mln, por akumulohen paratë e tjera dhe ato të bllokohen të gjitha. Po të gjejë pasuri të tjera të Republikës së Shqipërisë do të provojë t'i bllokojë.

Në këto kushte Shqipëria do të ekspozohet në procese gjyqësore nëpër botë. Do të harxhojë edhe para sepse do të duhet të kontraktojë firma ligjore dhe do të ndjekë veprimet përmbarimore atje në shtetet ku kërkohet ekzekutimi i vendimeve. Ka patur një vendim të shkallës së parë dhe më pas është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit.

Pavarësisht përpjekjeve të shtetit belg, Shqipëria ka dalë e dështuar. Mua më vjen keq, kam patur eksperienca të vendimeve të gjykatës europiane kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shteteve në zbatim të një vendimi të një marrëveshje ndërkombëtare, por ky siç duket nuk është rasti.

Shteti shqiptar i ka bërë të gjitha përpjekjet, i ka analizuar të gjitha mekanizmat që njeh konventa me një vlerësim paraprak apo jo nga ana e ekspertëve, fakti është që unë nuk e di se çfarë kanë vlerësuar, por janë kontraktuar studio që kanë përfaqësuar Shqipërinë qoftë në korrigjim të vendimit dhe anulim të vendimit apo rishikim të vendimit të formës së prerë në kushtet që kishte një vendim penal për zotin Becchetti dhe tani jemi të ekspozuar para gjykimeve le të themi të kontrollit të veprimeve përmbarimore në të gjitha shtetet ku Becchetti përpiqet të ekzekutojë vendimin e tij me të drejtë sepse tashmë është shpallur finalisht inkreditor", tha Mandija.

 

Të fundit