Flash News

E-TJERA

“Bombë atomike”/ Karamuço paralajmëron arrestime të forta nga SPAK

“Bombë atomike”/ Karamuço paralajmëron arrestime

Eksperti i kriminialistikës, Ervin Karamuço, ka paralajmëruar të tjera arrestime nga ana e SPAK.

Përmes një postimi në rrjete sociale,  Karamuço, thekson se nëse do të jenë të vërteta ato që thuhen për aksionet që pritet të ndërmarrë SPAK ka për të qenë një “bombë atomike”.

 “Kjo bomba e Gushtit, nëse është e vërtetë, më duket se qenka atomike….”, shkruan Karamuço.

“Bombë atomike”/ Karamuço paralajmëron arrestime

Kujtojmë që pak ditë më parë pas ardhjes së disa përgjimeve të “SKY” nga Franca, çoi pas hekurave biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-Drejtorin e Policisë, Oltion Bistri, ish-prokurorë si dhe anëtarë të bandave të krimit.

Ndërkohë që gjatë ditëve të fundit në SPAK përveç çështjeve të vjetra po hetohet edhe për tenderat e shëndetësisë, si për inceneratorët.

Të fundit