Flash News

E-TJERA

Bordi i Transparencës nxjerr çmimet e reja, sa do të shitet nafta e benzina

Bordi i Transparencës nxjerr çmimet e reja, sa do të shitet

Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja për karburantet.

Nafta, duke filluar nga sot, do të shitet me 184 lekë/litri, ndërsa benzina do të tregohet me 186 lekë litri. Çmimi për gazin do të jetë 75 lekë/ litri dhe për naftën e peshkimit 90 lekë/litri.

Vendimi i Bordit:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 90 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Të fundit