Flash News

E-TJERA

Bordi merr vendimin, rritet sërish çmimi i naftës në vend

Bordi merr vendimin, rritet sërish çmimi i naftës në vend

Rritet sërish çmimi i naftës në vend. Bordi i transparencës ka vendosur që nga sot deri më 25 mars, çmimi i naftës të jetë 233 lekë për litër.

Ndërsa i benzinës do të jetë 218 lekë për litër dhe i gazit 93 lekë për litër. Shtrenjtimi i çmimit të karburanteve erdhi pas rritjes së çmimit në bursë.

Njoftimi i Bordit:

Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin  e përkohshëm  të çmimeve  të tregtimit  me shumicë/pakicë, në datë 23 mars 2022, në mbledhjen e tij të rradhës, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

1.  Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 227 lekë/litër,  dhe nënproduktit benzinë për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 208 lekë/liter.

2. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 23 mars -25 mars 2022,  të  jetë 233 lekë/litri.

3. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228  për periudhën 23 mars-25 mars 2022,  të  jetë 218 lekë/litri.

4. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 23 mars-25 mars 2022,  të jetë 93  lekë/litri.

Të fundit