Flash News

E-TJERA

Bordi merr vendimin: Ulet çmimi i naftës dhe benzinës, gazi do të shitet me 115 lekë/litri

Bordi merr vendimin: Ulet çmimi i naftës dhe benzinës, gazi do

Bordi i Transparencës është mbledhur sot dhe ka përcaktuar çmimet për karburantet (naftë, benzinë dhe gaz).

Bazuar në vendimin e bordit, nafta do të tregohet në të gjitha pikat e karburanteve me 219 lekë/litri, benzina me 205 Lekë/litri dhe gazi me 115 Lekë /litri.

“Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ,  Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 08.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

207 Lekë/litri për gazoilin;

193 Lekë/litri për benzinën;

103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 08.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

219 Lekë/litri për gazoilin;

205 Lekë/litri për benzinën;

115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 08.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare”, njofton bordi.

Të fundit