Flash News

E-TJERA

Bordi ndryshon sërish çmimet, ulet nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve kur nuk kanë kaluar ende 24 orë nga mbledhja e fundit.

Çmimi i naftës, benzinës dhe gazit është ulur. Nafta do të shitet me 216 lekë/litri, benzina me 194 lekë/litri dhe gazi me 77 lekë/litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 77 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet”, njofton Bordi.

 

Të fundit