Flash News

E-TJERA

Borë dhe ngricë/ ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore e zinxhirë

Borë dhe ngricë/ ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dëborës në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km, rekomandohen goma dimërore e zinxhirë.

Gjithashtu në akset e Dajtit, Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, ndërsa i ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të reduktojnë shpejtësinë kur udhëtojnë në këto akse.

Njoftimi i plotë:

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet borë shoqëruar me temperatura të ulëta.

Kontraktorët kanë bërë shpërnadrjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve, si në: Dedaj-Razëm-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Kuben Vasije, Tammare-Shkodër, Burrel-Klos-Peshkopi, Kukë-Has, Përrenjas-Kapshticë, ku qarkullimi vazhdon normalisht.

-Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km rekomandohen goma dimërore dhe përdoruesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave. Vazhdon puna me mjete borë pastruese.

-Në akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, vende vende ka ngrica.

-Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Të fundit