Flash News

Bota

Boris Johnson thirrje Perëndimit: Qëndroni të bashkuar përballë agresionit rus

Boris Johnson thirrje Perëndimit: Qëndroni të bashkuar

Kryeministri britanik Boris Johnson i ka bërë thirrje vendeve perëndimore të qëndrojnë të bashkuara përballë agresionit rus.

BBC raporton se Johnson këmbëngul që Perëndimi të jetë i vendosur dhe i bashkuar për t’u përballur me Rusië, në rast të një sulmi që presidenti Vladimir Putin mund të ndërmarrë ndaj Ukrainës.

Veçanërisht, sipas kryeministrit britanik, është e rëndësishme që vendet të qëndrojnë bashkë kur bëhet fjalë për sanksionet e ekonomike të paralajmëruara ndaj Rusisë.

"Mbretëria e Bashkuar, siç e dini, ka qenë në krye në bashkimin e aleatëve tanë në mënyrë që të ketë një paketë të ashpër sanksionesh. Është shumë, shumë e rëndësishme që Perëndimi të qëndrojë i bashkuar, veçanërisht që NATO e ka bërë këtë. Ka qenë shumë inkurajuese të shohësh mënyrën se si vendet janë bashkuar”, tha kryeministri Johnson.

Pak më parë, ministri ukrainas në Britani deklaroi se mund të jenë të gatshëm të heqin dorë nga anëtarësimi në NATO, me qëllim parandalimin e konfliktit me Rusinë.

Të fundit