Flash News

E-TJERA

Botërori i surprizave, Maroku ndëshkon Belgjikën

Botërori i surprizave, Maroku ndëshkon Belgjikën

Botëtori në Katar mund të quhet me plot gojë një botëror surprizash. E para ishte humbja e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite, rezultat i papritur.

Së fundmi, protagonist janë bërë lojtarët e Marokut. Në ndeshjen e dytë të grupit F, Maroku ka mposhur me rezultatin 0-2 Belgjikën.

Në minutën e 73’ ishte Sabiri i cili zhbllokoi sfidën duke shkundur rrjetën e beglëve. Më vonë shtesa do të ishte ndëshkimi i fundit për Belgjikën. Në minutën e 2’ të shtesës shënon për Marokun Aboukhlal.

Belgët e nisnë ndeshjen mirë duke ushtruar presion ndaj marokenëve, por megjithatë arfikanët nuk u dorëzuan për t’i rrëmbyer fitoren evropianëve.

Aktualisht Maroku mban kreun e grupit F. Pas tij vjen Belgjika, më pas Kroacia dhe e fundit Kanadaja.

Të fundit