Flash News

E-TJERA

Brataj publikon studimin e fundit: Pas shërimit nga Covid-19 imuniteti forcohet; sa muaj zgjat mbrojtja

Brataj publikon studimin e fundit: Pas shërimit nga Covid-19 imuniteti
Skënder Brataj

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka publikuar një studim të fundit të "Rockefeller University", ku ka rezultuar se sistemi imunitar siguron një mbrojtje afatgjatë pas shërimit nga Covid-19.

"Publikimet e botuara në revistën Nature, tregojnë se ka prova të forta, se sistemi imunitar 'kujton dhe njeh' virusin, po ashtu vazhdon të përmirësojë cilësinë e antitrupave edhe pasi infeksioni ka kaluar.

Antitrupat e prodhuar muaj pas infektimit treguan një aftësi të shtuar për të bllokuar SARS-CoV-2 dhe mutacionet e tij siç është varianti i Afrikës së Jugut", shkruan Brataj në Facebook, ndërsa i cilëson këto gjetje si një lajm shumë të mirë.

Referuar studimit, Brataj thotë se kur pacienti i rikuperuar takon virusin herën tjetër, përgjigja do të ishte edhe më e shpejtë dhe më efektive, duke parandaluar ri-infektimin.

“Ata që shërohen nga COVID-19 mbrohen nga virusi për të paktën gjashtë muaj, dhe me gjasë shumë më gjatë”, shkruan Brataj.

Të fundit