Flash News

E-TJERA

Breshër e shtrëngata, si pritet të jetë moti sot

Breshër e shtrëngata, si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që pjesën më të madhe të ditëve gjatë kësaj jave të mbizotërojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë me intervale të herëpashershme kthjellimesh si dhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive me shkarkesa elektrike e breshër në pjesën më të madhe të territorit.

Nuk do të mungojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në relievet malore në veri, verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 1000m, kryesisht ditën e Hënë dhe të Enjte.

Të fundit