Flash News

E-TJERA

“Brilant Martinaj mund të jetë nxjerrë në pritë”, Lala: S’ishte shënjestër e lehtë, kishte lidhje të forta me policinë

“Brilant Martinaj mund të jetë nxjerrë në

Gazetarja Klodiana Lala deklaron se Brilant Martinaj, i vrarë dje në atentat bashkë me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën në Fushë Krujë nuk ishte një shënjestër e lehtë për tu eliminuar.

E ftuar në ‘Open’ në News 24, Lala thotë se dinamika e ngjarjes tregon se me shumë gjasë Martinaj është nxjerrë në pritë, pasi shton se ai ka pasur lidhje të forta në polici dhe lëvizte me një rreth të ngushtë njerëzish.

Klodiana Lala: Sigurisht por nuk mund të vritej Brilant Martinaj pa një person që ta nxirrte në pritë. Fakti që qëndroi në një servis, tregon se personat që e ndiqnin kanë pasur informacion për lëvizjet e tyre. Personi i parë që është pyetur është pikërisht pronari i biznesit, se është i pari që ka folur me ta.

Ai ka pasur lidhje të forta me policinë. Mbrëmjen që vrau Xhulio Prelën iku në Kosovë dhe policia nuk e ndaloi. Njerëz që kishin informacion për lëvizjen e tij e kanë shitur në një farë mënyre, sepse ai nuk ishte shënjestër e lehtë. Ai lëvizte me automjete të blinduara, 5 makina janë në zonën e Niklës që i di unë.

Të fundit