Flash News

E-TJERA

Britma dhe lot, dalin pamjet nga plagosja te "Rana e hedhun"

Britma dhe lot, dalin pamjet nga plagosja te "Rana e hedhun"

Albert Gjinaj, 28 vjec, dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç u plagosën  mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Të rinjtë u plagosën me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta, ndërkohë polici bën me dije së të dy ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu janë identifikuar edhe autorët konkretisht Bledar Curri, Frajd Curri dhe Kristian Curri, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”  dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë  plagosur me armë zjarri  lehtë në këmbë shtetasit A.Gj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe G.N. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht shtetasit B. C., F. C. dhe K. C., dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit

Të fundit