Flash News

E-TJERA

Broja para ndeshjes me Serbinë: Më e rëndësishme është fitorja, duhet të luftojmë

Broja para ndeshjes me Serbinë: Më e rëndësishme

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare dhe i Burnley-t, Armando Broja, ka folur për sfidën e radhës kundër Serbisë, një ndeshje ku tifozët shqiptarë mbajnë shpresa të mëdha për shkak të cilësive sulmuese të lojtarit.

Broja tha se pavarësisht mungesës së golave, prioritet mbetet fitorja dhe bashkëpunimi me ekipin.

"Më e rëndësishme për mua është të fitojmë ndeshjen. Normalisht kam dëshirë të shënoj gola, por më e bukura do të ishte të fitonim ndeshjen duke krijuar raste dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin", tha Broja.

I pyetur se si është atmosfera brenda ekipit dhe a ka pasur biseda me trajnerin Sylvinho, Broja tha: "Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, por ne duhet të jemi të fokusuar dhe të përqendruar. Normalisht që është ndeshje e madhe, por duhet të jemi si skuadër dhe të dëgjojmë udhëzimet e trajnerit për ta fituar takimin."

Broja tha se beson tek kualifikimi dhe se duhet të luftojnë fort.

"Kemi shanse të mira, edhe pse kemi ekipe të vështira si Anglia dhe Serbia. Duhet të luftojmë fort deri në fund. Kjo është ndeshja e radhës dhe duam ta fitojmë patjetër", tha sulmuesi i Kombëtares.

Të fundit