Flash News

E-TJERA

Buenos Aires në ‘flakë’, pas 36 vitesh Kupa e Botës është e argjentinasve

Buenos Aires në ‘flakë’, pas 36 vitesh Kupa e Botës

Kombëtarja argjentintase mbërriti sot në Buenos Aires, pas triumfit në Botërorin Katar 2022.

Mijëra tifozë kanë pritur kampionët e botës me festime dhe brohorima, teksa Lionel Messi mbante në dorë Kupën e Botës.  

Buenos Aires në ‘flakë’, pas 36 vitesh Kupa e Botës

Ai ishte i pari që zbriti nga avioni. Kapiteni i argjentinasve mbante në dorë trofeun e artë, i ndjekur nga shokët e skuadrës. Turmat e njerëzve brohorisnin në shenjë vlerësimi, ndërsa të gjithë kaluan para mediave dhe tifozëve në tapetin e kuq.

Buenos Aires në ‘flakë’, pas 36 vitesh Kupa e Botës

Turmat e tifozëve bashkë me lojtarët kanë kërcyer dhe kënduar duke festuar titullin ‘Kampion Bote’.

Rikthimi i shumëpritur i skuadrës vazhdon disa ditë festimesh të pandërprera në të gjithë vendin dhe mes tifozëve jashtë shtetit, pas fitores së Argjentinës kundër Francës.

Buenos Aires në ‘flakë’, pas 36 vitesh Kupa e Botës

Superyjet Messi dhe Kylian Mbappé u përballën në fushë, në atë që është quajtur finalja më e madhe e Kupës së Botës të të gjitha kohërave.

Buenos Aires në ‘flakë’, pas 36 vitesh Kupa e Botës

Mbappé luftoi për të mbajtur titullin e Francës të fituar në 2018 në Rusi, ndërsa Messi luajti ndeshjen e tij të fundit të Kupës së Botës, duke kërkuar të fitonte trofeun që i kishte shpëtuar për kaq shumë kohë.

Të fundit