Flash News

E-TJERA

Bulqizë/ Shpërthim eksplozivi në makinën e ish-kandidatit të pavarur, Elton Debreshi

Bulqizë/ Shpërthim eksplozivi në makinën e ish-kandidatit

Një shpërthim me eksploziv në një makinë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në mjetin në pronësi të Elton Debreshit, i cili kandidoi si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit.

Për pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen.

"Rreth orës 01.00, datë 27.08.2021, në pjesën e përparme të automjetit të shtetasit E. D., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes", ben me dije policia. 

Kujtojmë se Elton Debreshi është edhe kryetari i sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Dibër po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorëve.

 

Të fundit