Flash News

E-TJERA

Burg për bashkëpunëtorin, gjykata lë të lirë të dashurën e Nuredin Dumanit

Burg për bashkëpunëtorin, gjykata lë të lirë

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Henrik Hoxhajn, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit.

Dyshohet se Hoxhaj e ka ndihmuar Dumanin për ta larguar nga vendi i ngjarjes, ditën që makina e tyre u qëllua me armë në fshatin Papër teksa ishin nisur për të kryer një atentat.

Ndërsa për 20-vjeçaren, bashkëjetuesen e Dumanit, gykata dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Mirjeta Hajdini bashkëjetonte me Dumanin prej disa muajsh, ndërsa në banesën që u kapën qëndronin prej një jave.

Më herët, Gjykata e Elbasanit vendosoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Nuredin Dumanin, i cili mbeti plagosur gjatë atentatit në një mjet tip BMW, pasditen e 29 marsit.

Fill pas plagosjes, Dumani u strehua në një apartament në Fier ku u arrestua nga uniformat blu. Masat e arrestit iu komunikua Dumanit nga avokati i tij, për shkak se aktualisht Dumani ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr mjekim.

Dumani akuzohet për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të rivalit të tij, Talo Çela, akuzë për të cilën do t’i jepet nesër masa e sigurisë. Atentati i 29 Marsit, dyshohet se kishte në shënjestër ekzekutimin e Talo Çelës.

 

 

 

 

 

 

Të fundit