Flash News

E-TJERA

Burimi: Votimet në parti janë kot, rëndësi kanë programet politike para zgjedhjeve

Burimi: Votimet në parti janë kot, rëndësi kanë

I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela, gazetari Genc Burimi u shpreh se Shqipëria vuan nga ofertë e re politike.

Ai shtoi se debati i zgjedhjeve në parti është pa vend dhe se ajo që është me rëndësi 6 muaj para zgjedhjeve është programi.

Burimi: Në Shqipëri ne na intereson një ofertë e re. Këtu duhet debati. Kemi shumë pak ofertë politike, sikurse është një kampion futbolli. Ndërsa debati për votimet në parti është një debat kot. Ata që janë të pakënaqur le të largohen nga partia. Këto janë gjëra që nuk kanë lidhje.

Në fakt rëndësi kanë programet se jemi 6 muaj para zgjedhjeve. PD dhe PS po përballen me të njëjtat probleme demokratike. Shqiptarët duhet të dinë se çfarë do të bëjnë ndryshe. Se kush zgjidhet në parti nuk ka rëndësi. Në Shqipëri zgjidhen, por nuk dihen programet pak para zgjedhjeve.

Të fundit