Flash News

E-TJERA

Burri plagos me thikë gruan dhe fqinjin në Elbasan

Burri plagos me thikë gruan dhe fqinjin në Elbasan

Plagosen dy persona me thikë ditën e sotme në Elbasan.

Një 55-vjeçar ka plagosur me thikë gruan e tij 50 vjeçe, për motive banale, si dhe fqinjin e tyre pasi ky i fundit ka ndërhyrë gjatë konfliktit mes çiftit.

Sipas policisë, të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, si dhe është kapur autori i dyshuar.

“Në lagjen “Dyle Haxhiri”, Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., 50 vjeçe, si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S., 64 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërhyrë për të ndaluar shtetasin E. K.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. K., në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit