Flash News

E-TJERA

Burri qëllon gruan me sëpatë pas koke në Vorë

Burri qëllon gruan me sëpatë pas koke në Vorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në Vorë.

Një 72-vjeçar ka qëlluar me sëpatë gruan pas koke në fshatin Breg Shkozë.

Mësohet se Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budlla, 69 vjeçe, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht, ajo është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 01.05.2023, në Vorë, shtetasi Q. B., 70 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sopatë) bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., 68 vjeçe.

Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit