Flash News

E-TJERA

Bushati: Amendamentet e PD-së si propagandë fëmijnore, aty të gjithë flasin si Luli

Bushati: Amendamentet e PD-së si propagandë fëmijnore, aty

Analisit Andi Bushati i ka cilësuar amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike, një propagandë fëmijnore me çmim shumë të ulët.

I ftuar në emisionin 'Open', Bushati iu drejtua opozitës duke i vënë në dukje se sistemi aktual politik nuk luftohet me reforma, pasi në të kundërt qeveria do të shtypë edhe popullin edhe opozitën.

"Unë jam në qasje kundër se të treja paketat i quaj jo vetëm lëvizje propagandistike, por edhe propagandë fëmijnore me çmim shumë të ulët. Ne prodhuam mjekë që falsifikojnë certifikatat e vdekjes sepse vuajmë për bukën e gojës, por njerëz do jenë edhe ata që do bëjnë vettingun e politikanëve. Në këtë sistem nuk luftohet me reformë. Sa më shumë e keni shtrënguar ju aq më shumë është liruar. Këta kanë ndarë mendjen që do ju shtypin edhe ju edhe ne. Kemi zgjidhje për këtë punë," u shgpreh Bushati.

Për Bushatin PD-ja është një parti ku të gjithë flasin si Luli dhe ku njerëzit përjashtohen vetëm me vullnetin e një njeriu.

"Unë shoh dy rrugë për zgjidhje, ose atë që provuat dhe e latë përgjysmë, të qenit më të dhunshëm se ai. E dyta, një rrugë e një PD që ka vend edhe për mua që se kam fituar, krijimi i një fronti mbi vlera demokratike, ku votohet dhe jo votohet a nuk votohet e vendos ambasadori i fundit që i bie rruga nga Shqipëria. Një vend ku njerëzit nuk përjashtohen, por ftohen. Është bërë një parti ku të gjithë flasin si Luli, duartrokasin Lulin, ku nuk ka më personalitete politike, ku njerëzit përjashtohen me vullnetin e një njeriu. Nuk fitoni dot as me dhunë dhe as me moral," tha Bushati.

 

Të fundit