Flash News

E-TJERA

Bushati: Drejtësia është sjellë si kasap kundër opozitës

Bushati: Drejtësia është sjellë si kasap kundër

Analisti Andi Bushati deklraon se drejtësia e re nuk është e baraslarguar nga opozita.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Bushati u shpreh se sa herë drejtësia i jep diçka opozitës, do t’i marrë një tjetër akoma më të madhe.

"Është thjesht një taktikë. Ka ndodhur kjo në dy vite e gjysmë: drejtësia i ka dhënë pak opozitës, për t’i rrëmbyer më shumë. Edhe lirimi i Berishës duhet parë në këtë optikë. U dha diçka, do t’u marrë diçka tjetër. Pra, i japim këtë bonus, i marrim diçka tjetër.

Siç ndodhi me vulën. E torturuan dy vjet po në fund ia dhanë. Por kur ia dhanë, i izoluan Berishën. A është drejtësia një arbitër i baraslarguar në fushën politike? Jo! Thelbi i sjelljes së drejtësisë është antiopozitar. Drejtësia është sjellë si një kasap kundër opozitës", u shpreh Bushati.  

 

 

Të fundit