Flash News

E-TJERA

Bushati: Dy arsye pse Ramës nuk i intereson Basha si President

Bushati: Dy arsye pse Ramës nuk i intereson Basha si President

Analisti Andi Bushati ka dhënë dy arsye se pse kryeministrit Rama nuk i intereson Lulzim Basha si President.

Bushati tha për Euronews Albania, se Rama kërkon një kukull krah vetes dhe një PD e përçarë që me Bashën Presidentin, nuk do të arrihej.

“Basha president nuk ndodh për dy arsye. E para sepse Rama do një kukull të veten përderisa i ka votat. Ramës nuk intereson fabula e Bashës president pasi kërkon ë PD të mbetet e përçarë”, tha analisti.

Emri i Lulzim Bashës është përfolur gjerësisht si President i ardhshëm. Ndërsa amaxhoranca dhe opozita zhvilluan dje një takim negociues për të zgjedhur emrin e kandidatit për President.

 

Të fundit