Flash News

E-TJERA

Bushati: Përplasja Berisha-Basha është personale

Bushati: Përplasja Berisha-Basha është personale

Analisti Andi Bushati e ka cilësuar përplasjen mes kreut të PD Lulzim Basha dhe ish kryeministrit Sali Berisha si personale mes tyre.

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Bushati thotë se nëse Berisha nuk do të ishte nxjerrë nga grupi parlamentar demokrat do ishte ende duke mbështetur Bashën.

Sali Berisha është futur në një betejë, do e dëgjojmë edhe të përshkallëzohet edhe fjalori i tij drejt Bashës. Është personale. Po mos kishte ndodhur kjo Berishën do e kishe akoma atje duke mbrojtur Bashën. Duhen kuptuar dy gjëra te Berisha, kur u shpall non grata dhe kush përfitoi pas këtij vendimi.

U shpall non grata sapo opozita tha se kishte ndodhur masakër zgjedhore. Berisha është goditur vetëm për t’i dhënë frymëmarrje njeriut që bleu zgjedhjet.

Besoj se largimi i Bashës është qëllimi. Sot dëgjova Nokën se tha se ne nuk kemi referendum anti-amerikan, por do bëjmë një referendum që të zhdukim Bashën nga PD. Kjo nuk ka më sekret”, tha Bushati.

Të fundit