Flash News

E-TJERA

Bushati: Policia dhe SPAK gënjejnë për të mbrojtur kriminelët e PS-së

Bushati: Policia dhe SPAK gënjejnë për të mbrojtur

Analisti Andi Bushati tha se qeveria Rama ka krijuar një shtet bandit që vihet në mbrojtje të kriminelëve.

I ftuar në studion e Euonews Albania, Bushati mori shembullin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit duke u shprehur se nuk është gjë tjetër veçse shërbëtor i partisë. Bushati tha se si policia ashtu edhe SPAK, gënjejnë për të mbrojtur kriminelët.

“Kriminel mund të ketë rrugësh, por kur shteti vihet në mbrojtje të kriminelit si Ardi Veliu dhe ai prokurori që e ngjitën në SPAK pasi fshehu provat ky është shtet bandit dhe të rrish të kërkosh mandat të pestë në një shtet bandit atëherë këtu ka mbaruar. Se është një shërbëtor i partisë për të mbrojtur krimin. Kjo është e keqja dhe mandati i katërt me këta kriminel nga mbrapa është i rrezikshëm për të gjithë ne,” tha Bushati.

 

Të fundit