Flash News

E-TJERA

Bushati: Rama kontrollon agjendën e SPAK me rrugë të tërthorta

Bushati: Rama kontrollon agjendën e SPAK me rrugë të

Analisti Andi Bushati ka folur për rastet e hetimeve apo arrestimeve nga ana e SPAK. 

Bushati theksoi në Syri tv se ‘ Rama bën agjendën kohore dhe jo vetëm kohore të SPAK, dhe per kete ka prova pafund’.

Bushati: A kemi ne prova që Rama bën agjendën kohore dhe jo vetëm kohore të SPAK, po kemi prova pafund. Që nga rasti i Lefter Kokës apo tenderi i uniformave të ministrisë së Brendshme, pra në fillim merret leja, hiqen njerëzit nga puna, përjashtohen nga partia, ose si në rastin e Arben Ahmetaj që tha Rama jep sinjalin që po të isha unë prokuror ky do ta pësonte më keq, dhe pastaj vepron SPAK.

Rama me rrugë të tërthorta e kontrollon agjendën e SPAK.

Kur u hap lajmi nuk kishim asnjë burim serioz që thoshte po këto arrestime janë duke u bërë apo janë firmosur. E konfirmuam me policinë që thoshte që ne nuk na ka ardhur gjë.

Kush e prodhoi lajmin, nuk kam asnjë informacion.

Të fundit