Flash News

E-TJERA

Bushati: Rama po kërkon të rekrutojë oligarkët e Kosovës kundër Kurtit

Bushati: Rama po kërkon të rekrutojë oligarkët e

Analisti Andi Bushati tha se në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Rama dhe Kurti anashkaluan mosmarrëveshjet duke mos u fokusuar tek nisma “Ballkani i Hapur”.

I ftuar në Euronews Albania, Bushati u shpreh se Rama po përdor një strategji të tillë, që kërkon të rekrutojë oligarkë nga Kosova për t’ia vendosur kundër kryeministrit Kurti.

“Ne e dimë që të dy palët, nuk po them urrejtje por kanë armiqësi politike ndaj njëri-tjetrit. Situata reale është një luftë e ftohtë politike larg kartolinës së bukur që duan të na tregojnë. Pasi ka mbaruar punë me oligarkët e Shqipërisë, po do të rekrutojë edhe oligarkët e Kosovës për t’ia kundërvënë qeverisë së tyre”, tha Bushati.

Të fundit