Flash News

E-TJERA

Bushati: Sot u konfirmua se opozita është Sali Berisha

Bushati: Sot u konfirmua se opozita është Sali Berisha

Analisti Andi Bushati u shpreh se me protestën e thirrur sot kryedemokrati Sali Berisha dhe grupi i tij konfirmuan që PD është pronë e tij dhe se opozita është pikërisht Berisha.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit”, Bushati u shpreh se nuk ka më vend për diskutime se kë njeh SHBA-ja, kë pranon Taulant Balla apo kujt do t’i japë të drejtë gjykata.

“Unë mendoj se kjo qe protesta që Berisha dhe grupi i tij, e bënë për të konfirmuar që PD është prona jonë dhe ne jemi drejtuesit legjitimë të PD.

Nuk ka asnjë diskutim në pikën që janë këto brockullat, kush do të paraqitet në gjykatë, kë njeh ambasada amerikane, kë pranon Taulant Balla në parlament si përfaqësues të zërit të opozitës.

Këto fabula kanë rënë. Sot ne e dimë, që na pëlqen apo jo, opozita ëhtë Foltorja e dikurshme dhe Sali Berisha. E kam parë mitingun e sotëm, më shumë sesa fillimin e betejës me Ramën, në përmbylljen e ciklit se kush janë përfaqësuesit legjitimë të opozitës”, tha Bushati.

Të fundit