Flash News

E-TJERA

"Buxheti 2021"/ Meta i përgjigjet Denajt: Vlera e kontratave PPP arrin në 838.2 miliard lekë

"Buxheti 2021"/ Meta i përgjigjet Denajt: Vlera e kontratave PPP
Ne foto: Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas konferencës së kryeministrit Edi Rama dhe ministrave Arben Ahmetaj e Anila Denaj, ku u dhanë shpjegime për buxhetin e vitit 2021.

Ministrja Denaj në këtë konferencë i është përgjigjur kreut të shtetit, i cili e ka kthyer në Kuvend pr.ligjin për buxhetin e vitit 2021.

Sakaq, Meta përmes një statusi në Facebook, e vë theksin tek vlera e PPP-ve, që sipas tij në 2021 arrin në “49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

 “Vlera totale e kontratave PPP në vitin 2021 arrin në 838.2 MILIARD LEKË ose 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndërsa për luftën kundër COVID-19 janë parashikuar 14.5 MILIARD LEKË ose 0.86% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, shkruan kreu i shtetit.

Të fundit