Flash News

E-TJERA

Buxheti 2023, planifikohet rritje e të ardhurave, tatimet përbëjnë peshën kryesore

Buxheti 2023, planifikohet rritje e të ardhurave, tatimet

Për vitin 2023, të ardhurat përbëjnë pjesën kryesore të buxhetit me 75%.%. Pjesa tjetër e të ardhurave për vitin 2023 do të arkëtohen në nivel vendor lokal 5.4 përqind si dhe nga kontributet për fondet speciale me 20%, ku përfshihen sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe kompensimet e pronarëve.

Sipas një analize të Open Data të buxhetit të miratuar për 2023 dhe Programit të Buxhetimit Afatmesëm 2023-2025, buxheti i qeverisjes lokale për 2023 do të financohet nga buxheti i shtetit në masën 47.5% të totalit të shpenzimeve.

Buxheti 2023, planifikohet rritje e të ardhurave, tatimet

Struktura e të ardhura buxhetore përbëhet nga të ardhura tatimore me 90.8%, të ardhura jotatimore 4.8% dhe grante e ndihma 4.4%. Shpenzimet përbëhen nga shpenzime të buxhetit qendror që zënë 97.8% të totalit, fondi rezervë i buxhetit 1.24% dhe kontigjenca për risqet e borxhit 0.9% e shpenzimeve të buxhetit të shtetit.

Për vitin 2023 të ardhurat planifikohen me rritje kundrejt planifikimit të vitit paraardhës me 9.5% . Shpenzimet janë planifikuar me rritje vjetore prej 4%. Ndërsa deficiti buxhetor për 2023 është 2.6%.

Buxheti 2023, planifikohet rritje e të ardhurave, tatimet

Të ardhurat tatimore përbëjnë peshën kryesore tek të ardhurat e buxhetit të shtetit, ku përfshihen të ardhurat nga tatime, taksa dhe dogana.

Rritja më e lartë do të arkëtohet nga të ardhurat tatimore, që nënkupton se totali i taksave dhe tatimeve që planifikohet të paguajnë bizneset dhe qytetarët në arkën e shtetit gjatë vitit 2023 do të jetë rreth 431 miliardë lekë, me një rritje mbi 9% nga buxheti i vitit 2022 . 

Ndërmjet të Ardhurave Tatimore, rritja më e lartë planifikohet të arkëtohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar, 211 miliardë lekë në 2023. Me rritje të konsiderueshme pas vitit 2020 paraqiten të ardhurat nga taksat nacionale, të cilat në total do të jenë 54 miliard lekë për vitin 2023.

Të fundit