Flash News

E-TJERA

Bylisin e nderon një penallti, fundos Skënderbeun/ Memelli: Arbitrat do mbajnë përgjegjësi, mua s’më hedhin dot hi syve

Bylisin e nderon një penallti, fundos Skënderbeun/ Memelli: Arbitrat

Bylisi ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 1-0 duelin “e mbijetesës”  përballë Skënderbeut. I gjithë takimi u vendos nga një njëmbëdhjetmetërsh shumë i diskutueshëm në minutën e ’55 të takimit që u shndërrua në gol nga Antoni Beji.

Pas kësaj fitoreje ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesë, ballshiotët arrijnë të shkëputen me 5 pikë nga fundi i tabelës së klasifikimit duke shkuar në kuotën e 18 pikëve në total. Për korçarët, mbijetesa po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Pas përfundimit, trajneri i “Ujqërve të Dëborës”, Migen Memelli shigjetoi gjyqtarin për penalltinë e akorduan në favor të vendasve dhe kërkoi drejtësi.

“Nuk jam i zhgënjyer. Përveç një fakt që shpërdoruam shumë para portës. Kemi pasur raste me Berishën, me Taipin. Në fushë si kjo e Ballshit, nuk para krijohen shumë raste. Nuk kanë krijuar skuadra kryesuese jo më ne. Jam i kënaqur nga skuadra për të dyja fazat e lojës. Asnjë shans tjetër nuk kishte të mundeshim, përveç kësaj mënyre. Ne do të vazhdojmë edhe pse jemi -5 ndaj Bylisit dhe -12 ndaj Kastriotit. Do të vazhdojmë rrugën tonë deri në fund. Nëse të tjerët kanë marrë përsipër të na devijojnë nga rruga jonë, nuk është përgjegjësia jonë. Këta që kanë marrë përsipër në emër të institucionit të na japin penallti të tilla dhe të na devijojnë nga rruga, nuk do t’ia arrijnë dot. Të japësh një penallti ngjitur me trupin, unë nuk mendoj se rregullorja e thotë këtë. Ku është penallti këtu? Ndryshon topi drejtimin e tij apo jo? Nëse unë për të gjithë karrierën time, do kisha luajtur tenis, mund të na hidhnin hi syve, duhet guxim për ta mbajtur ndeshje 50 me 50 në Ballsh. Unë kam diskutuar edhe me futbollistin tim dhe i besoj atyre. Nëse kanë marrë përsipër të japin penallti të tilla dhe të na devijojnë rrugën tonë, do të mbajnë përgjegjësi arbitrat. Jam shumë i qetë, nuk jam i irrituar. Më mirë të kishte lejuar golin e parë që anuloi për shtyrje se sa kështu. Ne kishim shumë raste. Mensah që në fillim kishte rast flagrant. Detyra jonë si trajner është të mbrohemi mirë në fazën mbrojtëse dhe të sulmojmë. Unë jam i kënaqur nga skuadra në të dyja fazat. Jam shumë krenar për këta djem. Nëse ne do të biem do të biem me nder të madh, mos na dëmtoni, ju lutem na jepni drejtësi, drejtësi, drejtësi”, u shpreh Memelli për mediat.

Në ndeshjen tjetër, Kastrioti-Apolonia u mbyll me rezultatin "e bardhë" 0-0, duke ndarë nga një pikë për secilin ekip

Të fundit