Flash News

E-TJERA

Bypass-et e Fierit dhe Vlorës, KLSH konstaton shkelje: Kostot e paparashikuara u rritën në 4.6 mln euro

Bypass-et e Fierit dhe Vlorës, KLSH konstaton shkelje: Kostot e

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar disa problematika lidhur me dokumentacionet për Bypass-et e Fierit dhe të Vlorës.

Në auditimin me objekt mbi përputhshmërinë e projektit të “Ndërtimi i Bypass -eve Fier dhe Vlorë në Autoritetin Rrugor Shqiptar” konstatohet problematika me pagesat dhe mbajtjen e dokumentacionit.

Sipas KLSH-së, ARRSH nuk mban regjistra të rregullt llogarish ku pasqyrohen transaksionet financiare, si dhe nuk dorëzon formatin e saktë në banka.

“Strukturat drejtuese të ARrSh nuk dorëzojnë tek Banka informacion në formatin e kërkuar në marrëveshje; nuk mban libra dhe regjistra të rregullt llogarish, ku të pasqyrohen saktë hyrje të plota dhe të sakta për të gjitha transaksionet financiare dhe nuk është kryer asnjë auditim dhe të jetë paraqitur raport nga auditues të pavarur.Palët e përfshira në implementimin e projektit, ARRSh dhe Konsulentët nuk kanë kryer një vlerësim të objektivave të përcaktuara në marrëveshjet e financimit me qëllim vlerësimin e rezultateve të punës së deritanishme. Objektivat e përcaktuara në marrëveshjen e ratifikuar për projektet e sipërpërmendura nuk janë objektiva konkrete dhe të matshme” vlerëson KLSH.

KLSH vlerëson se ka edhe vonesa në likuidimin e pagesave të cilat nuk i janë dorëzuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Kostot e paparashikuara, sipas KLSH, janë rritur në afro 4.6 milionë euro.

“Në 44 raste janë konstatuar vonesa në likuidimin e TVSH-së dhe në 35 raste Raportimet për realizimin e disbursimeve dhe shpenzimeve nuk janë dorëzuar në MFE. Gjithashtu në të dy projekte, ku punimet janë në proces, nga ana e mbikëqyrësve të punimeve në pagesat e ndërmjetme janë certifikuar punime të pa kryera në vlerën totale 68,252.38 Euro pa TVSH si rritje e kostove të tyre e pa parashikuar në vlerën 4,615,797.54 Euro pa TVSH” thuhet në raport.

Referuar: Monitor

Të fundit