Flash News

E-TJERA

Caktohet data e seancës në Apel ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

Caktohet data e seancës në Apel ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën për seancën e parë ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Ajo do të mbahet më 12 Korrik, në orën 11:00.

Trupa gjykuese do të përbëhet nga Nertina Kosova si relatore dhe dy anëtarët e tjerë do të jenë Saida Dollani dhe Dhimitër Lala.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla vendosi të ankimojë në apel vendimin e 20 Majit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ai u dënua nga kjo gjykatë me dy vite burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite, pasi akuzohet për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

Llalës iu konfiskuan dhe disa pasuri si 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

Të fundit