Flash News

E-TJERA

Celibashi: Brenda të hënës të shpallet rezultati përfundimtar

Celibashi: Brenda të hënës të shpallet rezultati

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi dha një paralajmërim të fortë ndaj numëruesive të partive politike për të nxjerrë brenda afatit ligjor të rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit, ku shpallja duhet të bëhet brenda mbrëmjes të së hënës.

“Nuk do të tolerojmë asnjë sjellje të komisionerit apo numëruesit që nuk është në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Do të ushtrojmë të gjithë autoritetin që na jep ligji“, tha ai.

Në zgjedhje e së dielës pati probleme me pajisjet elektronike të identifikimit në 558 qendra votimit ku zgjedhësit u shënuan manualisht, por për Celibashin kjo nuk e cenon procesin zgjedhor.

Të fundit