Flash News

E-TJERA

Celibashi: Do hetohen të gjithë personat që kanë vendosur gishtin më shumë se 1 herë te pajisja elektronike

Celibashi: Do hetohen të gjithë personat që kanë vendosur
Ilirjan Celibashi  

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se do të hetohen të gjitha rastet, ku një person ka shënjuar gishtin më shumë se një herë te pajisja elektronike gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Celibashi shtoi se kushdo që është identifikuar më shumë se një herë do të japë shpjegime.

Në një prononcim për gazetarët, kreu i KQZ-së shtoi se ka patur raste që edhe operatorët e kanë vendosur gishtin te pajisja më shumë se një herë dhe kjo sipas tij, për shkak se nuk kanë qenë të mirëtrajnuar.

Sipas tij, pajisja e identifikimit, e cila u aplikua për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit ka funksionuar më së miri.

“Qëllimi i pajisjes ishte të regjistronte gjurmët e gishtave të votuesve, ata të cilët kanë dashur ta provojnë për sport e kanë vendosur gishtin disa herë në pajisje do të evidentohen qartësisht dhe do të japin llogari para organeve. Ata të cilët kanë thënë që pajisja nuk ka funksionuar pajisja ka funksionuar shumë mirë.

Ata persona do të duhet të japin shpjegime, do hetohet dhe verifikohet. Ka pasur raste dhe shumica e rasteve i përket gjurmës së gishtave të operatorëve, ndoshta jo mirë të trajnuar kanë menduar se nuk do ishte problem nëse e vendosin gishtin disa herë", tha Celibashi.

Të fundit