Flash News

E-TJERA

Celibashi e pranon: KQZ nuk bëri më të mirën e mundshme

Celibashi e pranon: KQZ nuk bëri më të mirën e mundshme

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot për mediat se në këtë proces zgjedhor KQZ ka bërë punën që duhej, edhe pse jo më të mirën e mundshme.

“Unë jam krenar për punën dhe përkushtimin e bërë sepse e di shumë mirë që jo vetëm unë, por edhe pjesa dërrmuese e stafit kanë bërë atë që duhej, ndoshta jo më të mirën e mundshme. Ndonjëherë rezultatet nuk janë ato që pret, pastaj të tjerat nuk varen gjithmonë nga ne”, u shpreh ai.

Celibashi ka pranuar se fletët e votimit mund të jenë falsifikuar. Celibashi tha se fletët janë prodhuar në një kompani të huaj, dhe ka raste që mund të prodhohen edhe fletë të falsifikuara.

“Fletët e votimit printohen në një kompani jashtë vendit prej shumë vitesh, aty janë printuar, mund të jetë rasti që dikush është marrë me këtë, mund të ketë prodhuar fletë të votuara të falsifikuara”, tha Celibashi.

Të fundit